Sigurimet
Në Zvicër ekzistojnë shumë sigurime. Disa janë të detyrueshme, disa të tjera janë me dëshirë, por të dobishme. Informohuni në lidhje me këtë gjë tek siguruesi ose punëdhënësi juaj.
Të detyrueshme janë:
- Sigurimi shëndetësor dhe ndaj aksidenteve
- Sigurimi i detyrueshëm i automjetit
Nëse jeni i punësuar, punëdhënësi juaj ju siguron përveç të tjerave edhe ndaj:
- Papunësisë
- Aksidenteve
- Pleqërisë/invaliditetit
- Ndërprerje page për shkak të amësisë ose shërbimit ushtarak
Ju i ndani detyrimet me punëdhënësin tuaj. Pjesa juaj ju mbahet direkt nga rroga.
Shihni edhe: Sigurimet shoqërore