Emigracioni
Për hyrjen në Zvicër vlejnë rregulla të ndryshme (p.sh. për turistë, për punë, për studentë ose pensionistë). Ndryshimet vlejnë edhe në mes të qytetarë të BE/EFTA dhe qytetarë jo EU/EFTA. Është mirë që çështje të tilla të sqarohen para udhëtimit. Ju lutemi drejtojuni përfaqësive zviceriane në vendin tuaj.
Nëse ju shpërnguleni nga një vend i huaj ose nga një kanton tjetër, paraqituni brenda 14 ditëve tek Zyra e Emigracionit (Amt für Migration) Si qytetar/e jo të BE/EFTA ju keni nevojë për një miratim për transferimin tuaj në një kanton tjetër.
Amt für Migration (Zyra e Emigracionit)
Aabachstrasse 1
Postfach 857
6301 Zug
Tel. +41 (0)41 728 50 50
info.afm@zg.ch
www.zg.ch/afm - Gjermanisht
Për informacione të përgjithshme:
Fachstelle Migration (Qendra e Specializuar për Emigracionin)
Zeughausgasse 9, 6300 Zug
Qendra e Mirëseardhjes (Welcome Desk)
Nga e Hëna deri të Mërkurën 11:00-12:00 / 13:30 - 16:00
Tel: +41 41 728 22 76
welcome.desk@fmzug.ch
www.fmzug.ch - Shqip
Pjesëtarë të BE dhe EFTA
Futja e liberalizimit të personave ndaj BE/AFTA realizohet hap pas hapi. Për shtetet e vjetra anëtare të BE (BE-17 duke përfshirë edhe Maltën dhe Qipron), vlen liri e plotë. Më shumë informacione gjeni në… (de/en/fr/it)
Për vendet e tjera informohuni ju lutemi në Amt für Migration (Zyra e Emigracionit)
Lista e vendeve të BE/EFTA (linku)
Jo anëtarë të BE/EFTA
Lejimi i shtetasve jo të BE/EFTA është vetëm atëherë i mundshëm nëse në tregun e brendshëm të punës dhe në atë të vendeve të BE/EFTA nuk janë të disponueshëm persona të cilët kanë përparësi (që do të thotë nga Zvicra ose nga hapësira BE/EFTA). Punëdhënësit duhet të vërtetojnë që me gjithë kërkimet gjithëpërfshirëse nuk mund të rekrutojnë forca të përshtatshme pune me përparësi. Jo anëtarët e BE/EFTA kanë nevojë në çdo rast për një leje pune.
Amt für Wirtschaft und Arbeit (Zyra e Ekonomisë dhe e Punës)
Aabachstrasse 5
6301 Zug
Tel. +41 41 728 55 20
Fax +41 (0)41 728 55 29
info.awa@zg.ch
www.zg.ch/awa - Gjermanisht
Lejet e qëndrimet: Aufenthaltsbewilligungen (de/en/fr/it)